Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në vazhdën e organizimit të zgjedhjeve të brendshme në PDK, së bashku më anëtarët e Grupit Strategjik, ka takuar strukturat e nëndegëve në Turiqevc dhe Runik. “U dakorduam që të angazhohemi të gjithë, për të mbajtur zgjedhje sa më mirë të organizuara si dhe për të identifikuar kuadro të cilat mund të japin kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK-ja në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së parezervë të qytetarëve”, ka shkruar Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …