Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Lushtaku: Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka drejtuar kritika në adresë të kryetares dhe kryeministrit të vendit. Ai ka shkruar se shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i kryetares, Vjosa Osmani e kryeministrit, Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. “Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e  Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit” ka shkruar deputeti, Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …