Më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve. Synimi i tyre ishte kulla e Shaban Jasharit. Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku pas homazheve tek varrezat e Jasharajve në Prekaz në shënim të 21 vjetorit të këtij sulmi në një prononcim për Tv Dielli ka thënë se sulmi i 21 janarit të vitit 1998 e kujtojmë kur kulla e Jasharve u sulmua nga të gjitha anët prej forcave pushtuese serbe. Nga ai sulm mbeten të plagosura dy mbesat e Shaban Jasharit Iliriana dhe Selvetja. Ky sulm ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …