Komuna e Junikut ju bënë thirrje qytetarëve të cilët kanë pasur kontakte me persona të konfirmuar me COVID-19 apo që kanë praktikuar vizita në vende ku ka raste të konfirmuara dhe kanë dyshime në kontaktet që kanë pasur ditët e fundit të vetizolohen. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për konsultë apo që gjendja e tyre shëndetësore të monitorohet nga stafi mjekësor mund të kontaktojnë në numrat kujdestar: 049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963.
-
Respekto distancën
-
Vendos maskën
-
Pastro duart rregullisht
-
Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve
-
Vetizolohu në rast kontakti me të infektuar
-
Shfrytëzo mundësin e punës nga shtëpia
-
Kujdes po, Panik jo