Sot me tre prill mbushen plot 23 vite kur, në një betejë me përmasa legjendare, ra heroikisht Halit Riza Coka,vullnetar nga Shqipëria, pjesëtarë i denjë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Rreshta pa mbarim
Periudhë e paharruar,
Të shkruaj,o njeriu im
Halit coka o yll i pashuar!…
U shndërrove në fanar
Për të rrezatuar dritë
Tash je në altar
Krenar e besnik i Shqipërisë!,
Ti ke vetëm ditëlindje
Ke rrugën e përjetësisë,
Ti mbetesh ngrohtësi
E vendit ku linde!…
E Kosovës ku re!
Ti je kopshti me aromë
Plot atdhedashuri!
Në përjetësi kalove
Halit Coka, je i gjallë
Me krenari të kujtojmë
Shekuj me radhë!…
Ti “ Hero” ke një datë
E të tjera nuk ekzistojnë!
Ajo shënon ditëlindje
Me krenari të kujtojmë!..