“Jasharët”
Epopea e lavdishme e Kosovës
Mendim për Jasharët a keni?
Se kush janë a e dini?
Shumë e thjeshtë kjo punë
Për Jasharët u tregj unë.
Shumë fjalë venë e vijnë
Do lexoni historinë
Janë “Fis” farë flori
Me rrënjë në lashtësi.
Eshte një fis i vërtetë
Nder,respekt e epitet
Ngriti lart trimërinë
Sinonim ka mençurinë.,,,
I guximit e besnikërisë
Qëndresa e Atdhetarisë
Ngriti lart gjithë botën
Për t’i dhënë jetë Kosovës.
Janë njerëz si të gjithë
Dallim kanë nga veçoritë
Epopenë kur ta lexoni
Për Jasharët do mësoni.
Nëse Atdheu rënkon
Edhe trima kërkon
Dalin nga fushë e male
Me plumbat hedhin valle.
Kur kosovën shkeli vandali
Ngrihen si dallgë e furtunë mali
Për të drejtën rebelohen
Te Serbi nuk dorëzohen.
Për Kosovë e vatan
Gur themeli e taban,
Besë e trimëri dhuruan
Me pushkë kala ndërtuan!
Kur merr frymë liria
Demokraci e popullsia
Pa sforco e pa bujë
Gjakun e derdhën lumë.
Përdhunimi e urrejtja
Të nxjerrin nga vetvetja
Në beteja sa mali peshojnë
Me pushkën që këndojnë.
Janë si gurra burim i mirë
Dalin në luftë me dëshirë
Si në dasëm ata shkojnë
Vdekjen e nënvleftësojnë.
Kush perpiqet t’na pushtojë
E me dhunë t’na nënshtroj
E sa shumë e shtron terrorin
Vdekja e prêt okupatorin.
Kur thërret liria e jeta
Vdekjen e preferojnë
Edhe nënat trimëresha
Nuk qajnë por këndojnë.
Rritur në Kosovë për kushtrim
Nuk pranuan kurrë nënshtrim
Nënat kosovare i kan rritur
Për luftë i kanë pregatirur.
Në Kosovë toka e rëndë
Jasharët u bashkuan me këngë
Me pushkë e jataganë
Të gjithë u bënë komandant.
Kosovarja sokoleshë
Bashkë më burrat trimëreshë
U ndriti prehri e feqiri
Lindën trima prej floriri.
Bac jashari e ka qëndisur
Nënat Jashare e kanë ujdisur,
Geni u solli magjinë
Brez pas brezi trimërinë.
Kur Jasharë vijnë në jetë
Janë si engjuj të vërtetë
Në orinjinë trima me fletë
Me dorë i ulin retë.
Zjarrin e shuajn me gjakun
Shokëve ua marrin hakun
Djem trima e trimërisë
Më të mirët e Shqipërisë.
Drita e diellit dhe e hënës
I rrit qumshti i nënës
Ai qumshtë që i jep djalit
Rrjedh në dammar të vatanit.
Jasharët trima me fletë
Me shikim përpijnë retë
Rritur në halle të mëdha
Nëna Jashare bukur tha:
“Vuan Kosova e Shqipëria
Biro dil nga shtëpia
Është nder për ne
Të dhurosh jetën për Atdhe.
Çohuni trima pushkën rrembe
Pa fitore mos u kthe
Të nderoni trimërinë Jashare
Per Kosovën hallemadhe.
Luftoni me shokë e shoqe
Kurrë mos u nënshtro
Bëhuni trima e burrë
Për Kosovë e flamurë.”
Gjithë Jasharët djem të ri
Janë flori mbi flori
I rrit Kosova barë
Hëna lart dielli i tharë.
Të jeni çelik trima e burrë
Mos tradhëtoni kosovën kurrë
Ndizeni vendi në zjarr e flakë
Për të rënët merrni hak.
Jasharët bijë të Kosovës
Si djalëria e Shqipërisë
U bënë shqiponjë e luanë
Barutin me grusht e hanë.
Janë trima të paepur
Gjakun ta marrin në vetull
Se kanë vetëm Jasharë
Por e terë Kosova mbarë.
E kanë fjalën besë burri
Betuar para flamurit
Për këtë qiell e dhe
Do japni jetën si me le.
Kur Serbi na pushtoi
Kosovën e robëroi
Por Jasharët s’durojnë huqe
Këmishëzezën e bënë teë kuqe.
Jasharët jetë e dritë kërvani
Po njëlloj si vatani
Kur serbi e pushtoj
Ngrihen Jasharët e çlirojnë.
Janë Jasharet trima me fletë
Djegin shtëpinë përpijnë retë
Për liri janë të etur
Të marrin gjakun në vetull.
Janë bijë të Kosovës
Yjendritur i lirisë
Ndezën Kosovën flakë e zjarr
Dhe e mposhtën Serbi mbarë.
I rriti Kosova kurorë
I kapnin plumbat me dorë
Dhe luftuan dhemb për dhemb
Serbin e shkelën me këmbë.
Janë gjak i paprishur
Nga lulet janë ngjizur
Në gjak kanë trimërinë
Për Kosovë e për Shqipëri.
Mbi tela hodhën gunën
Me gjoks pritnin fërtunën
Kush i ka këto cilësi
Janë Jasharët plot safi.
Janë njerëz të rrallë
Sa granit e strall
Për Kosovë sypafjetur
Vdekjen e mbanin nën sqetull.
Si shkëmbenjët e Drenicës
Mrekulli dhe e shqipërisë
S”janë njerëz por luanë
Serbi e hëngrën me dhëmbë.
Sypatrembur për atdhe
Në shpirt Jashrëve u ka mbi
Djem të Kosovës së lirë
Bëjnë kurorë për të mirë.
Në luftë ishin shqiponjë
Lart në qiell fluturojnë
Puthin der e prak gjithë
Kosova është jatak.
Sy patrembur në Atdhe
Shpirti i tyre përmbi re
Djemtë e Kosovës së lirë
Bijtë e shqipes më të mirë.
Fitorja ngadhnimtare
Dashuri atdhetare
Është ortek shkëmb malor
Heroizmi popullor.
Jasharët si dallgë deti
Si vullkani si termeti
Nuk u tërhoqën nga rrëmeti
Sikur të bëhëj kiameti.
Për kosovë Atdhe të lirë
Këputën hekur e zingjir
E kthyen tufanin në urugan
U trondit Europa u bë cunam!
Zemrat jashartë mëdha
Gjokset i kanë si kala
Nuk i trmbi dallga as deti
As vullkani as tërmeti.
Jasharët botën lajmërojnë
Deri në vdekje luftojmë
Jemi një e të pandarë
Na pushtove të bejmë varrë.
Dje Jasharët ishin betuar
Popullit për t’i trguar
O do sjellim botë të re
O asnjë s’mbetet nga ne.
Ku eshtë parë e dëgjuar
Pushtuesi që të ka pushtuar
Të ka vrarë e masakruar
Me dhunë të ka ofenduar.
Të ka mohuar lirinë
Të ka djegur shtëpinë
Të ka vrarë e të ka prerë
Të ka lënë djepin djerrë.
E këto palo njeri
E merr e fut në shtëpi
Është apo nuk është çudi
Ndodh vetë në Shqipëri.
Ta marrë vesh bota mbarë
Jasharët janë Shqiptarë
Te populli e atdhjeu
Morën forcë nga Skënderbeu.
Jasharët si nënshtruan
Tiranit i vunë flak
I vunë Dushmanit
Qoftë i ri apo plak.
E merr hakun gjak per gjak!
Kur ecin njerrerrin shkëndija
Në shpirt u qëndron lavdia
Ndaj kujdes Serbia
Me opinga ndezin zjarrë.
Nuk janë trima të marrë
Port ë djegur e të vrarë
I drejton mencuria
Vatani-besa dashuria
Para botës deklaroi:
“Nuk jam korb i gjunjëzuar
Por shqiponjë dhe e lirë
Fluturojmë në hapësirë”.