I thotë pushkës,mos më trdhëto!
Je e sigurtë në dorën time.
Bashkë do vdesim në llogore
Bashkë do jemi në fitore!
Nëse boja më mungon
Do pres gishtin tim.
Me gjakun që pikon
Do jap një kushtrim!
Kur arma më mungon
Do bëj thirje e kushtrim,
Nga shpirti që s’duron
Do bej një mallkim!
Nëse koha më premton
Do mbaj një qëndrim,
Nga gishti që s’punon
Rris nder e jap guxim!
Kur forca më mungon
Do gjej një burim,
Nga zemra që gufon
Do thërras një mallkim!
Nëse ajri më mungon
Do ngrihem me nxitim,
Nga qielli që xixëllon
Do i jap gjoksin tim!
Nëse uji më mungon
Do gjej një burim,
Nga gjaku që pikon
Vrull do marr në lumin Drin
Kur shpirti do më dal
Prap do ngrihem malit,
Me pushkë në ballë
Si kalorës përbi kalë!
Kur fjala më mungon
Është plumbi që kërcet,
Është zemra që troket
Është forcë e fortë për jetë!
Krisi pushka në çdo anë
Kudo shkrin bora.
Një lule mbinë
Arma ra nga dora!….