Fluturoi larte ne qiellin e kalter,
Nje yll shkeputet nga zemrat tona
U ul mu ne mes te Kosoves
Per te rrezatuar drite lirije.!…..
Ne ato vite kur Shqiperia u hap,vala e mergimit mori me vehte dhe deshmorin e ardheshem te Kosoves,Halit Coka,i cili perfundoj ne Greqine e lashte, per te punuar e ndihmuar familjen e tij.
U ndesh me shume veshtiresi ne pune te ndryshme, nga me te veshtira.Dashuria per punen,dhe urrejtja per shfrytezimin e bente dhe me te palodhur dhe me rezistent. Pa pritur degjon ne radio,- Kosova rrezikohet per lufte e genocide.
AI punon dhe prap degjon!……Me shume kureshtje e dhimbje….
-Ne Kosove behet lufte u.ç.k po lufton…..
-Punon dhe prap degjon…Kosova digjet ne flake,vriten femije ,burra e gra…
-E prap punon,por i lodhur ne shpirte e ne zemer!…..
Dhe prap degjon…….Karvanet,perdhunimi dhe masakrimi i Kosoves,arriti kulmin dhe kulmin e durimit arriti ne shpirtin e zemren e Halitit…
Punen e nderpreu,i ktheu shpinen plot urretje,shfrytezimit nga puna e huaj dhe me ze te fuqishem shprehet:-
Lamtumire o Greqi”!…
Ju pershendes UÇK!
Me prit Kosove!
Aty me ke”!!….
Vendim ky i heshtur,me zemer te thyer,per ate qe degjoj,por dhe sekret i ruajtur ne fshehtesine e mendimit te tij,per te mos mbjellur hidherim dhe pengese ne rrugen e zbatimit te ketij vendimi solem.
Ne ato dite te ftohta janari shkon ne shtepi,pershendetet me mall e perqafime me te gjithe..Te gezuar e te qeshur per prezencen e tij ne familje dhe kethim shendosh nga kurbeti.
Po kalojne ore ,minuta e dite ,ne zemren e tij,hapeshin plage kur degjonte marrezirat e shekullit ndaj popullit trim e liridashes te Kosoves trime dhe heroike.I zhytur ne mendime ,plot enderra e fantazi,u gjend pran prinderve e vllazerise.Gezim e plot hare,te gezuar per mireseardhjen e Halitit ne mesin e tone. Ai me nje lufte te mbrendshme ,ate nate duhej te perballonte dy te kunderta ne mendjen e ne zemer!?…
Te qeshte e te gezonte me njerezit qe e donin aq shume,dhe pa rene ne sy dhe bluante mendimin per te shkuar atje ku zbatimi i vendimit dukej i vonuar ne kohe.Drita doli,nje shkendije u shkeput nga zemrat tona,fluturoj larg …larg….! Atje ne Kosove,ku do te rrezatonte,drite…drite..dhe vetem drite e shprese per ato qe vuajne e perdhunosen ,diskretizohen ne formen me mizore te papare ne histori.
Debore ,shi,furtune,…diku me kembe e diku me makine,i lodhur e i drobitur,me shpirte te trazuar,u gjend pran repartit .Aty behej regjistrimi dhe hidhej firma per te luftuar per liri te Kosoves ose per dhene gje me sublime per kete popull qe perjeton mizorine me te eger.
Pak minuta e ndajne Halitin,per relizimin e vendimit te tij sa sublime aq dhe patriotik.Ky vendim flinte i qete ne zemren dhe ne boten shpirterore te trazuar.
Hekurat e repartit per kete moment ndajne dy bote,plot fantazi,kurajo shprese ,vetemohim te gatuar me trimeri!……
Para syve sheh shoket te cilet prisnin dhe dhe sterviteshin per tu future ne oret e vona ne frontin e luftes,ne anen tjeter priste me mirenjohje momentin kur ai te firmoste ,per tu future ne lufte ,dhe kenaqesia me e madhe ishte se realizoje vendimin qe flente ne zemren tij .
Momenti erdhi…..Ai thirrej per te marre miratimin nga komandanti….Para se te futej ne komande,kethen syte e shikon ,me veshtrim te thelle e zhbirues,ne ato male te larte,ne ato kodra e lugina ku kishte kaluar me kembe e veshtiresi.Mendja shkon atjeku pak ore me pare, kishte gezuar e qeshur me njerezit me te dashur qe per kete moment i duket sikur po i tradheton se luftes nuk i dihet!?…..
Me njehere nje ofshame del nga shpirti i tij ne heshtje:
O ju male lamtumire!!?..
-O Vllezer ,motra,prind e shoke;njerezit e mi te dashur!?……
U takofshim ne Kosove te lire!
I shoqeruar futet mbrenda me ngadal me ate urtesine qe ai kishte. Befas ndeshet me shikimin zhbirues te komandantit i cili kerkonte te lexonte diçka ne fetyren e tij plot shprese e optimizem!?…
Dy shikime, dy duar te shternguar fort njeri me tjetrin…
-Te na rroje Kosova, -Thote Haliti me ze te forte e burreror,plot force e entuziazem!!….
– Nga je ti more djale qe per Kosove ke kaq mall”?—Thote komandanti me ze te qete e plot mendime.?!!..
Jam nga Arni ,ne malesi qe ne taban kan bese e burreri , pergjigjet Haliti shume i qete e plot krenar!.Kam marr vendim te shkoj ne lufte e te ndihmoje ata njerez qe te mos vuajne me ,te mos derdhin gjak,te mos derdhin lot se dhe ata kane shpirte e zemer si un dhe ti komandant!……–Komandanti i habitur nga vendosmeria e ketij djali,ne menyre te qete e i habitur kap stilolapsin dhe shkruan emrin,mbiemrin,datelindjene fshatin. Ul stilolapsin dhe mendon thelle!?………Ngren koken ngadal,shikon ate fetyre,fetyra plot drite,qe rrezatonte duke pritur urdherin per miratimin e nisjes drejte…Ai kenaqej,zemra i rrihte forte,u realizua premtimi i fshehur qe tani po del ne fushen e mejdanit,per tu be ushtare i U.C.K! ….Kap me force stilolapsin,e shterngon forte, e me buze ne gaz nenshkroj vendimin:-“jam ushtare i uck,lufta ime do te jete e vendosur deri ne obligimin me te madh,per te shembur boten mizore qe merr neper kembe mijra njerez te pafajshme”!?…..–Moment kritik ne boten e tij shpirterore..Dora mbeti pezull,kur stilolapsi do hedh firmen.Ne majen e ketij lapsi pushojne dy bote:–Bota e ngrohtesise familjare qe po perendonte nga pas dhe bota e luftes qe po afrohej perfundimi i te ciles duk dihet!?….E firmos mbi leter,firmos per lufte,firmos per nje jete me te mire,e te lire te Kosoves..Ngrihet ne kembe Haliti,mban drejte qendrim,si nje ushtare i lindur ne lufte ,i edukuar ne lufte,i formuar ne lufte,dhe me krenari i drejtohet komandantit:
– ‘’Ju falemnderit komandant!,…Me sheruat plagen me te madhe qe nuk arrita ta mjekoj deri tani.Kjo plage u krijua qe kur Kosova u djeg ne flake ,u mbulua me gjak ,u mbyt me lote nga syte e pa fajshem. E kam mbajtur te fshehte e me ka munduar shume deri tani qe mora antarsimin e luftes….per tu bere ushtare i uçk,hodha firmen per te matur luften time me fitoren e popullit heroic te Kosoves’’….
Hodha firmen per ty Kosove e ndoshta!? ………fli do behem per lirine tuaj,pavaresine tuaj,per te ardhmen tuaj!…
Do te behem fli per idealet e ketij populli qe te hidhet poshte ajo bajonete qe ne barkun e nenes merr dy jete.
Duar te shternguar forte!….U tunden dy duar!!….Para syve u nderthuren dy jete, dy bote e me se fundi ,AI,ndodhet ne rresht.Sheh veten me rroba ushtari,ne çante plot fisheke dhe pushken ne krah ….gati per lufte…..U relizua enderra qe e mundonte prej kohe..
Oret kaluan ,nata erdhi,…Te gjithe ne kembe,gati per marshim ne oret e errta te nates sapo dielli u fut ne horizont.Nje çete e vogel,por me zemer te madhe mori udhen, midis tyre dhe deshmori i ardhshem i Kosoves Halit coka. Debore,shi e furtune perkdhelnin trupat plot ngarkese duke udhetuar atyre maleve,kodrave,pyjeve e greminave plot erresire e ne nje vend te pashkelur.Ne duarte shterngonin armen duke qene vigjlent ndaj çdo tepapritur.
Lodhja e madhe mes stuhive e debore,erresire e plote i shoqeronte kudo..Gjate ketyre vendeve,teper te thepisura,dhe ne rrezikshmeri te plote.
Vrullin dhe vendosmerine e Halitit gjate maleve e rrugeve te veshtira e ndriçonte,duke bere naten drite,flaka e pushkes qe do te shpalosej ndaj ndonje te papritur sa do e veshtire qe te jete…do shpalosej ndaj egersise, qe ben nje mizori te papare ne historine e popujve..
Pra endrra u realizua,brenga u sherua,lufta filloi.
Ne ditet plot lufte ,ne radhet e uçk u shtua dhe nje pushke,
U shtua dhe nje ideal,plot patriotizem,plot kurajo vendosmeri,per tu be barrikade e pa kapercyeshme!.
Ne keto kushte sa te veshtira,plot lodhje,ne shi e furtune,marshonin te qete e plot vigjilence çeta e vogel,por me zemer te madhe..Tre rreziqe ndodhen perballe tyre,moti i ftohte,fushat e minuara dhe prita qe i prisnin forcat paramilitare.Vendosmeria ,durimi dhe vigjilenca beri qe ato se shpejti te ishin pran destinacionit ,ku i priste me krah hapur e tere KOSOVA!….
Furishem une them keto mendime qe burojne nga zemrat e trimave:
“çeta e vogel me pak vete
Shkon ne lufte shume qete,
Keto petrita,djem te ri,
Halit coka u ka pri!
Me krah hapur ,te prêt Kosova
Djal i Arni Halit Coka!
T’ prêt Kosova,e gjakosur
Trup e shpirte e sakatosur’’.