“Mbretërit” e kohës sonë, në kësulën e tyre të padukshme kanë Monedhën!?…
Mbi kësulat e burrave të vjetër të kombit tonë ,kishte bardhësi, kishte dritë, pastërti dhe dinjitet. Ata ishin burra të mendjes, të pushkës, dhe të shpresës së madhe për kombintonë.
Pasuria e tyre ishte emir,pasuria e tyre ishte morali I veprës së mirë në funksion të Atdheut .ishin liria e krenaria e origjinës Shqiptar.Kozmetika e sotme ka mbuluar fëtyrën e zezë dhe hematomat e turpit,duartë e pista që I luten zotit poë që nuk e njohin Atë.
Në kuvendet e burrave pa shtet,fjala e gjetur zinte vend,fjala e zgjedhur të dëgjohejme kureshtje dhe ndonjë lajthitje e rastit ,agresivitet e mocional,përballoheshin me qytetari të lartë,pa nën qeshje dhe pa ofendime!…
Propozimet që bëheshin diskutoheshin në funksion të së drejtës,në interes të shqiptarve dhe të emrit të tyre në histori.Mospranimi shoqërohej me arsyetim dhe me plot bindje.
Si veprojnë perandorët tonë kur:Kur importojmë teknollogji dhe eksportojmë elita,importojmë cnjerëzi dhe eksportojmë njerëzi,importojmë fenomene të turpshme dhe eksportojmë traditaa të shkëlqyera të vendit tonë!?…
Nëse ky qyhet zhvillim,Mos ardhtë kurrë!?.Nëse ky quhet integrim mos u bëftë kurrë!?.Nëse ekonomia e tregut është vjedhje,korrupsion u shpërbëftë!?.
Më mirë primitive I shekullit tim,sesa skllav I integrimit!?.Unë godas me forcë, ngrehinat e turpit!Nuk është liria në faqet e ndritura të sajë,nga dashuruja e bashkëjetesa..e jo nga kopertinat e grisurae të përgjakura që nxisin shekujttë vrasin njëritjetrin!?…
Nuk është politika e testuar në shekuj,që pranon këtë gjendje misterioze që kalon kombi ynë por,janë “qafirët politik”,”hijenat politike”,”matrapazët politikë”dhe mumjet politike.Faj është te njerëzit dhe jot e sistemet!