Pse kështu!?
Nuk është habi
Por është trishtim,
Nuk është faj
Por është krim.
Të gjithë të turren
O populli im,
Historinë me përdhunuar
Që me gjak e ke shkruar.
Ngrihet plot serbes
Një palo fashist.
Me ngrit vlerat
E babës ballist.
U doli gjumi
Bijve të mbretit,
Kërkojnë lavdinë
Prej sikletit.
Shumë të shitur
Shumë të paguar,
Këtë vend të lashtë
Me errësuar.
Janë bashkuar
Hijenat e politikës,
Me nxjerrë vendin
Jashtë etikës.
Janë të vdekur
Për së gjalli,
Për pushtet
I ka marr malli.
Kjo akademi
E paguar për dituri,
Lufton lavdinë e kombit
Luftën e madhe për liri.
Paradoks në vendin tim
Të gjithë me tërbim,
Të shitur e paguar
Shqipërinë me errësuar…
Po në kulmin e ҫudisë
Shteti i vendit tim,
I paguan u jep trimëri
Me zhduk komb e histori…
Moj Shqipëria ime
Ku të kanë katandis,
Historinë e lavdishme
Po t’a bëjnë pis.
Deri kur kështu
Do të shkoj tradhtia,
Deri kur kështu
Do vdes Shqipëria.
Deri kur kështu!?
Ҫ’është kjo xhorulldi
Për ti o Shqipëri.!
Bijtë e tu për habi
Po të nxjerrin të dy sy.
Trimërinë që e kishe në zemër
Po i vendosin tjetër emër.
Po ta zbusin urtë e butë
Moho veten ,vlerësojnë të huajtë.
Trimërinë e Shqiptarit
Amanetin e të parit,
Bijtë e tuaj për habi
Po e quajnë plot marrëzi.
Për Betimin me shumë vlerë
Jepje jetën si me lerë,
Kaҫakët e politikës
Po e nxjerrin jashtë etikës.
Plot betime në tribuna
U shëndrit balli dhe hunda,
Janë betime me hipokrizi
Në thelb kanë vetëm tradhti.
Në udhëtimet shekullore
Ke mbrojt vendin me armë në dorë,
Ke luftuar me vetëmohim
Për atdhe e për ҫlirim.
Pseudo ideologët e kohës sonë
Me djallëzinë që kanë në zemër,
Mohojnë luftën e popullit tonë
Tu e djallosur me tjetër emër.
Në këtë botë a ka vend
Bijtë e vet ta denigrojnë,
Me servilizëm e tradhti
Me njollosë komb e lavdi
S’kanë lënë gjë pa shkatërruar
Tani luftës janë drejtuar,
Duan njollosin historinë
Të ulin kombin
Të lartësojnë tradhtinë..
Po ky gjaku kuq e zi
I derdhur në pafundësi,
Do bëhet ortek stralli
Do ju djeg për së gjalli.
A soset durimi!?
Moj Shqipëri vend i bekuar
Në histori forte qëndruar,
N’luftë u linde,n’luftë u rrite
Vlerat e kombit lart i ngrite.
Deshe veten të jesh e lirë
Pa pranga e zinxhirë,
Me shpatë në dorë barrikadë
Ke luftuar e ҫarë bllokadë.
Gjënë më të shtrenjtë kishe lirinë
Ke pas besën e burrërinë,
Ke pas flamurin kuq e zi
Që të nderonte nënë Shqipëri.
Shumë luftëra pakufi
Kanë shkruar histori,
Për mbrojtjen e vendit tim
Po kurrë agresive për pushtim.
Po tani ku je ti ?
O atdhe shpirtit tim,
Bijtë e tu në ditë të sot
Po të gjuajnë me pushkë e top.
Të shkatërruan ekonominë
Të vodhën pasurinë.
Kanë ngrtur pallate e vila
Ne në vuajtje, ju në të mira.
Betimi i shqiptarit plot vlerë
Po e përdhosin herë –pas herë,
Në vendin e betimit
U fut neni i mashtrimit.
Patriot tani kush është
Ai që ikën prej sikletit,
Ai që i kthen atdheut shpinën
Në kurbet me shiju të mirën.
Për kulturë e për arsim
Është ҫudi në vendin tim,
Shteti im plot serbes
E ka shndërruar në biznes.
Është biznes për fukara
Që s’ka bukë e para,
S’ka shkollë ku s’është leku
Të luan mendja e tepeleku.