leoni

Halit Coka

Lutfi Coka: Politikanë apo, matrapaz në politikë

Shumë shtete

Shumë perandorë

Kanë sunduar

Në vendin tone!..

 

Të gjithë e dimë

Nga historia

Por të vërtetën e thonë

Vetëm heronjtë tonë!

 

Të gjithë të vdekurit

E kohës sonë

Kanë vdekur servilisht

Kanë ngritu duart ndaj perandorëve.!

 

Për shqiptarin e ndershëm

Nuk ka as të mëdhenjë,

As të vegjël

Por ka vetëm miq e armiq

Pushtues e çlirimtarë!

 

Trualli shqiptarë

Skenë luftrash!

Skenë pushtimesh,

Me armë e përleshje

Njëri më pak

Tjetri më shumë!

 

Ka qytete viktimash

Me shumë emra në histori

Me shumë dëshirë

T’i njoh brezi i ri.

 

Janë “kokëprerët”

E Perandorisë Romake,

Mijra vite kërkojnë kokat,

E nuk i gjejnë dot!?

 

Ishin shumë të urtë

Ishin shumë të butë

Ishin pa asnjë faji

Çuditrishtë u dënuan!

 

Ata u shtypën barbarisht

U torturuan brutalisht

Sapo ngritën krye

Mbetën pa të!?…

 

 

Feja e tyre Paganizmi

Me dhunë e detyrim

Morën fenë e pushtuesit

Jo për qef,por prej dhunës!

 

 

Mendojnë e kërkojnë

Ku janë “kokëprerët”

E perandorisë Osmane?

Arnautët e vjetër!

 

Shumë vdiqën

Në sulm për plaçkë,

Jo për vete

Por për perandorët!

 

Shumë u  vranë për ideale,

Me gjyqe mbretrishë!

Mbetën pa kurorë

Dhe të detit  në këmbë!

Te vrarë e të mbytur

Të djegur e aksidentuar

Nuk dinë pse kanë vdekur

Por dinë pse kanë lindur!?

 

 

 Ta dinë mirë,

As Romakët

As Turqit

As komshinjtë tonë të mjerë,

As ushtritë e luftrave botrore,

Nuk erdhen për t’na puthur

Faqet tona të gërvishtura

Nga vllavrasjet!

 

Ata erdhën e na vranë

Ata erdhen na plaqkitën

Pak ndërtime që bënë

I bënë për qëllimet e tyre!..

 

E perandorive të vjetra

Per të fshehur

Faqet e pushtimeve!

 

Paraja po fshin vuajtjet,

Paraja po fshin luftën,

Me marrëveshje tradhëtarësh

Këto breza nuk takohen më!?

Me shqiptarët e dheut tonë.

 

 

 Në mendjen e tyre,

Në kujtesën e humbur,

Do jënë “Vllezër” në paqe,

Në faqe të reja

Pa histori të vjetra.

 

Po kërcllon dhëmbët

Do godasin popullin tim,

Shtypja robëruese

Në formën më të re.

 

 

E droguar nga propoganda

E paqes së rreme,

Nuk na dhemb

Shqelmi i pushtetit të butë,

Me telenovela të falura

Me konflikt e valle kazakësh!

Që  na hedhin në vetëkënaqësinë miqësore!?

 

Ju tradhëtarë e servile

Po grisni faqet e histories,

Ju mendje të vdekura

Na trembni me krisma armësh,

Ju të paditur të “dipllomuar”

Që ngjyrosni kështjellat e lirisë

Do jeni autorë të nënshtrimit

Autorë të pushtimit shpirtërorë

Të vendit tuaj!

 

Kush jep atdheun me qera,

Kush jep  historinë me interes,

Kush jep shtetin me fitim,

E gëzoftë titullin

Tradhëtarë i vendit tim!?

 

Kush i beson të gjitha

Eshtë padije,

Të pranosh çdo gjë

Eshtë borgj i vjetër

Për llogari të re,

Të kënaqesh me humbjen

 është marrëzi.

 

Parapolitikanët tonë

Janë me të shkuarën e tyre,..

Marrëveshje me të humbur nuk ka

Marrëveshje për të fituar nuk ka.

Marrëveshje me të diturit nuk ka,

Ujdia ka mbrenda

Fitimin dhe humbjen!

 

 Të duam veten

Që t’na duan të tjerët,

Të njohim ligjet

Që të fitojmë lirinë.

Të lexojmë shpirtrat

Të shkruajmë historinë

 

Të analizojmë luftën

Për të fituar paqen!

Të bëjmë shtetin

Për të lartësuar shqipërinë!

 

Edhe heronjtë dëgjojnë

Kanë shpirtë engjullor

E duan vendlindjen

Gjithëmonë madhërishme.

 

Goja e tyre histori e vërtetë!

Histori e paanshme,

Mendja e tyre është

Përvoja pozitive

Zemra e tyre “Don”

Amanet sot ..e ..e mot!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …