Halit Coka

Lutfi Coka: Politikanë dhe qeveritarë u tejngopëm me ju!?..

Politikanë dhe qeveritarë! Asnjëherë sovrani nuk ju thërret për t’a udhëhëqur,për t’a drejtuar apo për t’a sunduar. Politikanët e mirë dhe Burrat e shtetit, populli i thërret për t’i sherbyer kur dëshirojnë dhe vetë ato. Populli të thërret kur të beson. Besimi ështe emiri dhe dekorata  më e lartë për një qytetar që ju thërret për të qenë shtetarë….Këtu dallohen udhëheqësit e shtetit nga “ kalimtarët “ e qeverive të dështuara. Burrat e shtetit dhe politikanët shembullor i shërbejnë besimit ,që u jep sovrani, ndërsa “kalimtarët” e qeverive të dështuar ,ulen këmbëkryq mbi thesare!…Ky absurd nuk duket por, lëviz në supet e pabesisë ,të  mashtrimit dhe korrupsionit, është errësira që mbulon diellin e fatkeqësive, të nevojtarëve, të varfërve dhe të shpresëhumburve. Merita më e madhe ,shumë hipokrite  dhe kriminale  e politikës dhe e qeverive në kalim ,në këto  tridhjetë vite  është se nuk e kanë lënë që popullin të  bije në gjumë. Këto kanë qenë dhe janë mjeshtra konfliktesh, mjeshtra për përfitime vetiake dhe  mjeshtra luftës formale ,në dukje, mes vetes.

Pa konflikte demagogjike nuk mund të jetonin dhe të përfitonin shuma marramendëse!? …..Këto janë specie në zhdukje, por fatkeqësisht kanë qenë dhe janë prezente  në disa pjesë të historisë. Këto janë imazhi më i shëmtuar i shoqërisë tonë, për popullin e ndershëm dhe  shumë punëtorë. Ju pushtetarë dhe parapolitikanë   jeni me kollare por, fytin e keni të shkurtër  dhe llapën e gjatë, jeni injorantë të “diplomuar”, të dështuar, sekserë të suksesshëm, që morët peng një pjesë të historisë dhe të pasurisë kombëtare. Shkatërrues të mëdhenjë, demagog të “ëmbël” karrieristë të çmendur delir për famë, dhe të pangopur me pasuri. Koha juaj jeton  në xhepat e hajdutërisë, dhe vdes në kartat e djegura të historisë. Ju politikanë keni vdekur dhe do vdisni tre herë si liderë  të korruptuar, teoricient të dështuar dhe s’i popullor të dënuar!. Pasi merrni besimin e popullit, ju shprheni idenë e heshtur prapë me hipokrizi: Hani po deshët, jetoni sat të ketë mëshirë i forti, ju të mjeruar nuk keni zot! Na mbroni lirinë! Mos pështyni bukën e fukarenjëve! Mos lëpini gjoksin e parasë.!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …