Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj kërkesën në formë proteste!?….
Ky vend, Shqipëria, ka burra shteti e burra dheu, heronjë e dëshmorë,shkrimtarë e shkencëtarë,artist e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën,u rritën, ju burreruan e shkolluan,ku i keni!? Ku janë?…
A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat,motrat ,dhe gratë shqiptare?!..
Vajzat,gratë ,nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!…Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?..
A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri ,me plan ,sikur të ishin garniturë!?….
Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë,e kuvendesh …..Ata janë zonjat e meritës,gjysma e mirë e kombit shqiptar.Prandajë meritojmë të rrimë përkrah burrave,se jemi nënat e këtij vendi!….Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë të këtij kombi!…Ishim dhe jemi të heshtura,të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë…..Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë,per të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës,skllave të shekullit të Ri.
Kush lexon sot?
Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri,pasi,nuk lexohet fjala ,por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!..Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të histoisë,dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…
Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë.Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë,se po e lënë Shqipërinë,”bekerishte”të perandorëve “remi” që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.
Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit,vjen thirrja:-hyni në rrugën e paqes së vërtetë,ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare,ndaloni lekun e zi që përdoret nga karieristët,bosët e majmur me lekun e pushtetit,se ndryshe kriminalizuat kombin,humbët teritorin paqësor të jetës,!?…
Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit,sot po na ngujoni nga izolimi i“Parasë”….
Ju poet e shkrimtarë, shkruani për Shqiperinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por të vdekur,kanë pushtetin e parasë,por nuk kanë emer.!?..Ata vdesin elektoralisht, bashkë me forcën e konfliktit,që me maska e kanë mbjellë,vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.
Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi,që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!
Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur ,është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!
Hidhni librat e paguar,që,të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…
Faluani shpirtin nënave të dashura,e të vuajtura,baballarëve punëmirë,urtësinë e paqes,dashurinë njerzore,vujtjen e ngadhnimin,emrit të merituar,emrit të skalitur në vepra,frymëzuese,që buron nga vetëmohimi,..
Sherbesa e humanizmi është dita e betimit.Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?….