Halit Coka

Lutfi Coka: Tre ministrat dhe mbreti

Një ditë një mbret i thirri tre ministrat e tij dhe kërkoi që secilit prej tyre të marrë një shportë dhe të shkojnë në kopsht të pallati për t’a mbushur përplot

me gjëra të mira nga frutat e ndryshme që kishte aty. Po ashtu kërkoi prej tyre që të mos kërkojnë ndihmën e askujt në këtë detyrë dhe nuk duhet të ndihmohen me njëri-tjetrin. Ministrat shprehën habi me kërkesën e mbretit, por megjithatë morën secili prej tyre nga një shportë dhe shkuan në kopsht.

Ministri i parë, për të kënaqur mbretin, mblodhi të gjitha frutat e mira duke zgjedhur lloje të ndryshme dhe e mbushi shportën plotë.

Ministri i dytë ishte i bindur se mbreti nuk ka nevojë për këto fruta për veten e tij dhe se ai nuk do të shikojë frutat, andaj filloi të mbledh frute si i vinte më lehtë, disa të pjekura e disa të kalbura deri sa e mbushi shportën ashtu si ishin marrë vesh.

Ministri i tretë nuk besoi fare se mbreti do të interesohej në përmbajtjen e shportës, prandaj e mbushi atë me barishte dhe gjethe pemësh ashtu si i vinte më lehtë.

Ditën tjetër, mbreti urdhëroi të vijnë ministrat me shportat e tyre dhe atë çfarë kishin mbledhur. Kur ministrat u takuan me mbretin, ai urdhëroi ushtarët të marrin të tre ministrat dhe t’i dërgojnë në një burg të largët për tre muaj, çdo njërin prej tyre veç e veç me shportat që kishin, ku nuk do të mund t’i arrinte askush dhe po ashtu i ndaloi ata nga çdo ushqim tjetër pos asaj që kishin në shportat e tyre.

Ministri i parë jetoi mirë dhe përballoi tre muajt duke ngrënë frutat e mira që kishte mbledhur.

Ministri i dytë, jetoi tre muaj duke qenë në gjendje të vështirë, pasi që detyrohej të hante vetëm frutat e pjekura, të cilat nuk i mjaftonin sa duhet për jetë. Kurse ministri i tretë vdiq nga uria që në muajin e pare, pasi që nuk kishte asgjë me vete pos barishteve dhe gjetheve.

Pra, pyesni veten, cilit lloj të njerëzve u takoni?

Ju tani jeni në kopshtin e botës, jeni të lirë të grumbulloni vepra të mira ose të liga, por nesër kur urdhri i Mbretit të mbretërve të jetë që ju të burgosni në varrin e errët dhe të ngushtë të tokës, aty ku do të jeni vetëm, çfarë mendoni se do të ju sjell dobi pos veprave tuaja të mira që keni bërë në këtë botë ?

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …