Lufti Haziri

Lutfi Haziri: Albin Kurti, e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka shqetësime mbi implementimin e Asociacionit, duke theksuar se është duke krijuar një strukturë që do të ketë fuqi politike dhe kontroll në territor, pronë, dhe njerëz. Sipas Hazirit, Kurti po e krijon një pushtet të tretë në Kosovë. Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet zbërthyer drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush iu jep më shumë Në nivel të pushtetit lokal. Po krijohet pushteti i tretë. Nuk ka më vetëm detyra ekzekutive. Fundja dy sisteme arsimi dhe shëndetësia, si rrjete do të organizohen  në mënyrë  të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia, ka thënë Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …