Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri foli për vizitën përçarëse të kryeministrit, Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon. Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë por, qëllimi politik është më i thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë. “Po, i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet. Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LV-së. Premtimet e tij atje, shkaktuan përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re. Mos të harrojmë që Kurti mbështeti zotin Sela në zgjedhjet e kaluara. Dhe në atë vizitë në atë kohë pati shumë debate. Kurti tenton një koalicion ideologjik, përtej protokollit shtetëror” tha Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …