Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë të hënën se kjo parti në asnjë rrethanë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai po ashtu ka adresuar kritika edhe kundër kryetarit të Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se po bën fushatë të pandershme, ndaj kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani. Nuk mundet dhe nuk ka të drejtë Kurti me thanë që Vjosa duhet me u bë kryetare e Kuvendit. Na i kemi thanë jo, sepse Vjosa do të bëhet kryeministre, kryetar i Kuvendit bëhet ai të cilin e cakton LDK-ja”, ka thënë Haziri. Qytetarët e Kosovës tashmë janë përcaktuar për LDK-në dhe kryeministren e tyre të ardhshme, Vjosa Osmani. Prandaj mos iu besoni atyre që thonë të pavërteta”, potencoi nënkryetari i LDK-së, gjatë një takimi me elektoratin e Degës së II-të LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …