Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e djeshëm të kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kanë paraqitur kandidaturat për kryetar të partisë. Në komunikatën e LDK-së thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kjo mbledhje është mbajtur me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të këtij subjekti politik. Sipas njoftimit në mbledhje gjithashtu është thënë se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.
