Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se dialogu është e vetmja atlernativë të cilën shteti ynë duhet ta ndjek në zgjidhjen e problemet me shtetin serb. “Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës. 17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë. Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …