Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e thirrur nga kryetarja, Vjosa Osmani e konsideron si një kamuflim. Sipas Hazirit, Kurti tani nuk kontrollon më datën e zgjedhjeve, dhe Vjosa Osmani është përgjegjëse për caktimin e tyre. Ai gjithashtu ka kritikuar raportet e Ministres Donika Gërvalla me Presidenten Osmani, duke theksuar se Gërvalla ka interes të jetë në listën e Vetëvendosjes dhe se Kurti është “superstari” i saj, ndërsa Osmani është përmendur si një Presidente “llafe-llafe.” Për më tepër, Gërvalla kishte dërguar një letër për përgatitjen e draft-statutit për Asociacionin, e cila nuk ishte konsultuar me Presidenten Osmani, çka ka kontribuuar në përkeqësimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shoqeve diku të pandara e të guximshme.
