Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë. Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti. Lutfi Haziri ka theksuar se me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes së viteve 2013-2015. Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësimin ndërkombëtar, Kurti ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon “tradhtarët” e para popullit nuk ka bërë asgjë!, ka shkruar Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …