Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi negociues nuk mund t’u shkojë deri në fund bisedimeve pa një konsensus të gjerë. Haziri thotë se LDK-ja nuk do t’u bashkëngjitet këtyre organeve, pa një legjitimitet të ri nga populli. “Për çështje kritike LDK-ja do të ketë rol aktiv, por nuk do t’u bashkëngjitet këtyre organeve, legjitimiteti për ne është shumë i rëndësishëm”, tha ai. Nënkryetari i LDK-së ka thënë se partitë e koalicionit qeverisës mendojnë se mund t’i shkojnë deri në fund procesit por e kanë gabim. “Nuk po donë me pranua partitë që janë në qeverisje, mendojnë që munden me shty deri në fund këtë proces. Nuk besoj se mund të mbyllet pa një konsensus të gjerë. Mund të shkojnë negociatat deri në një pikë të vlimit, por kam informata nga jashtë se negociatat prej nëntë vitesh nuk kanë prodhuar rezultat”. Haziri ka thënë se nuk mund të injorohet kontributi i LDK-së në ndërtimin e shtetit të Kosovës, prandaj sipas tij edhe procesi i dialogut është në këtë linjë dhe LDK nuk mund të qëndrojë anash. Ai ka thënë se partitë e koalicionit qeverisës e kanë mohuar platformën e LDK-së për formatin e dialogut, dhe sipas tij nëse merret në konsideratë kjo platformë, LDK-ja do të jetë garantuese e dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …