Lutfi Haziri

Lutfi Haziri ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të koordinohet me Amerikën lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë

Nënkryetari  i LDK-së, Lutfi Haziri,  ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për sa i përket ndalimit të qarkullimit të dinarit në Kosovë. Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. Vendet perëndimore përfshirë ambasadën amerikane në Kosovë ka thënë se këto veprime të ndërmarra nga institucionet Kosovës kanë efekte negative për serbët lokalë Haziri i cili po qëndron në SHBA në një përgjigje për VOA në gjuhën shqipe kërkon që udhëheqësit aktualë në Kosovë duhet të rikthehen tek koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfshirë për çështjet si vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe thotë se në këtë vit zgjedhor në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pas të cilave, sipas tij, do të jetë e paqartë se si do të trajtohen problemet në rajon, Kosova duhet të mbyllë çështjet e hapura me Serbinë për të mos mbetur, siç thotë ai, fuçi baroti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …