Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e ditës së mbrëmshme duke thënë thënë se dita e djeshme ishte një ditë e rëndë për Kosovën. Sipas tij rezultojë se mos heqja e taksës ashtu sic po kërkon SHBA-ja, mori me vete qeverinë e dytë, atë të kryeministrit Albin Kurti, e cila dje me 85 vota u rrëzua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja. Ai ka thënë se ministrat e LDK-së do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre konformë përgjegjësisë që kanë. Haziri ka folur edhe për mundësitë që tani vihen në pyetje kur Qeveria është në detyrë. Ai ka porositur për unitet sado që kjo mund të duket tani e pa shpresë. Ai ka thënë se qëndrimi i LDK-së karshi PDK-së, në rast të formimit të një qeverie teknike apo gjithëpërfshirëse, mbetet i njëjtë, se PDK duhet të qëndroj në opozitë. Haziri nënvizoj se Kosova nuk po mundet të tejkaloj telashe e mëparshme në lidhje me dialogun dhe tarifën ndaj Serbisë, dhe se kjo i kushtoj vendit me rrëzimin e Qeverisë së dytë, pikërisht shkaku i tarifës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …