Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se partia e tij është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë rreth dialogut me Serbi, por kjo s’po ndodh pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti, s’po i takon partitë para takimeve me palën serbe. Sipas tij partitë opozitare janë takuar me Kurtin në tri takime, por këto kanë ndodhur vetëm kur kanë mbaruar “takimet e rëndësishme në Bruksel”. “I kemi pasur tri takime. Kurti na ka ftuar kur janë përfunduar takimet e rëndësishme, ai të fton të tregojë çka ka ndodhur. Praktika ka qenë në situata të tilla, palët ftohen të diskutojnë çka po ndodh. A mund të të japin diçka më vete, në situatë te ne ka ndodhur pasi janë mbajtur takimet”, deklaroi Haziri. Sipas zyrtarit të partisë opozitare, Kosova i ka dhënë shumë të drejta komunitetit serb, por ai tha se pushteti qendror, pjesëmarrja në administratë dhe pushteti lokal janë tri kryesoret. Haziri foli edhe për modelet e Asociacionit që janë prezantuar deri më tani. Ai tha se modeli kroat i “vetëmenaxhimit” të serbëve nuk është i aplikueshëm për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …