leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja është e gatshme të bashkëpunojë më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e formimit të mundshëm të një qeverie të re nën udhëheqjen e LDK-së. Ai ka thënë se pas prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen LDK është e gatshme të bashkëpunojë më të gjitha partitë tjera në parlament, por jo me PDK-në. “LDK edhe PDK nuk kanë bashkëpunim prej momentit kur PDK bashkëpunoi për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Bashkëpunimi me ta është i pamundur  sepse ata kanë rrënuar urat e bashkëpunimit. PDK nuk do të jetë e ftuar në asnjë qeverisje që LDK e merr përsipër, ose nëse ata e marrin një mandat LDK-ja nuk i shkon në qeverisje PDK-së, kjo është e qartë si kristali. Unë besoj që politikisht LDK është partia e vetme që nuk e ka problem me bashkëpunua me të gjithë, përveç me PDK-në”, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …