leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja nuk pranon të zbatojë Marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,  ka deklaruar se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Haziri theksoi se drafti i Marrëveshjes së Ohrit, në këtë fazë, konsiderohet si dokument evropian, por sapo të miratohet nga qeveria, do të bëhet dokument i Kosovës dhe nuk do të ketë më status ndërkombëtar. LDK-ja ka qëndrimin e saj të qartë se nuk mund të zbatohet një marrëveshje e tillë, duke përmendur se baza e saj është Marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel. Sipas Hazirit, qeveria aktuale e Kosovës ka humbur legjitimitetin dhe vetëm një qeveri e re, me mandat të ri, do të ketë të drejtën legjitime për të diskutuar dhe për të vendosur për zbatimin e saj. Haziri bëri të ditur se LDK-ja ka njoftuar partnerët e saj ndërkombëtarë se nuk e pranon këtë dokument ashtu siç është, duke lënë të kuptohet se qeveria e re do të duhet të kërkojë rishikimin dhe negocimin e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …