Lutfi Haziri i LDK-së për herë të parë pas zgjedhjeve, ka thënë se partia e tij nuk do të bllokojë formimin e Qeverisë për kryeministrin, pasi ky post i takon partisë së parë, e që në këto zgjedhje fitoi Vetëvendosjes. Ai thotë se me LV-në mund të dialogojnë për 1 milionë çështje tjera, por jo më për kryeministrin. “Ne kemi vendos parim parazgjedhor se LDK e pranon fituesin dhe atyre iu takon mandati i kryeministrit. Kosova duhet me u mësu dhe me e respektu. Ky është vullnet i qytetarit dhe sovranit. Në momentin që zbardhet rezultati, LDK e pranon dhe ia uron. Mund të kemi 1 milion kërkesa tjera në tavolinë, por jo të ndarjes së funksioneve politike. Reformat kanë me qenë të rënda për ekzekutivin dhe Kuvendit, por të mira për qytetarin. Ai që e merr veç një votë më shumë, atij i takon kryeministri’’, ka thënë Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …