Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK e ka mbajtur fjalën duke e votuar kryekuvendarin e Vetëvendosjes. “Kanë ndryshuar raportet natyrisht. Tash kemi më pak poste për të ndarë. Zyra e presidentit është e zënë”, thotë Haziri. “LDK-së i është marr posti i kryeparlamentarit. Pyeteni Kurtin pse na ka marrë postin. Po të kishte marrëveshje ai post do na takonte neve”, ka theksuar Haziri në një paraqitje televizive. Gjithsesi Haziri e lë hapur mundësinë që të lidhet një koalicion në ditët në vazhdim, por që thotë se gjasat janë të vogla të arrihet një zgjidhje. Po ashtu, për vizitën e ambasadorit amerikan ai ka thënë se nuk është ndërmjetësues por vetëm takim pune i rregullt. Haziri ka thënë se mes Vetëvendosje dhe LDK-së ka marrëveshje që të mos ketë ndërmjetësues.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …