Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën, janë shumë të kufizuara, për shkak të qëndrimit të qeverisë

Nënkryetari i LDK-së,  Lutfi Haziri,  ka theksuar se marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kufizuara. Ai vuri në dukje se Serbia ka pasur marrëdhënie të kushtëzuara me Amerikën  dhe vendet e tjera perëndimore që nga vitet e 90-ta, ndërsa Kosova nuk është mësuar me këtë lloj marrëdhënie, pasi kurrë nuk ka pasur marrëdhënie të tilla. Haziri theksoi se Kosova ka pasur marrëdhënie të mira dhe të besueshme me partnerin numër një, duke shtuar se qeveritë e Kosovës nuk kanë rënë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, por për shkak të mos realizimit të kërkesave amerikane. Kosova, tani për tani  është një prioritet i ulët për kandidatët amerikanë, lidhur me zgjedhjen e  kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …