Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Lutfi Haziri: Marrëveshja Kurti – Vuçiq e 28 shkurtit është marrëveshja më e keqja që është arritur nga Kosova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar  se Marrëveshja Kurti-Vuçiq e 28 shkurtit është marrëveshja më e keqja që i ka ndodhur Kosovës. Albin Kurti e ka pranuar draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, edhe pse  dokumenti i draft-statutit ka probleme serioze. Haziri tha se Kurti po kërkon nënshkrim formal të marrëveshjes por, sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur nënshkrim.  Kurti po bën blofin e  kockarit. Tani a i ka letrat në dorë apo jo, kurrkush nuk e di. Unë nuk jam njëri prej atyre që dua t’i shkaktoj popullit frikë. Kurti i ka ndërtuar kauzat e tij duke sjellë frikë. Ai ka thënë se decentralizimi është ndarje. Kurti ka thënë se negociatat e Vjenës do ta lënë Kosovën pa shtetësi dhe pavarësia ka ndodhur. Draft-dokumenti është i keq, se vjen nga një marrëveshje e keqe. Dokumenti është në fazën e komentimeve”, tha Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …