Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, është shfaqur më i rezervuar sot ndaj kolegut të tij, Avdullah Hoti, pas kërkesës së këtij të fundit për largimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë. Hoti kishte bërë akuza të rënda për dirigjim të votës brendapartiake, veçanërisht në diasporë, duke shkaktuar një debat të madh brenda LDK-së. Haziri, e cilësoi deklaratën e Hotit si një çështje të brendshme të partisë, duke theksuar se angazhimi në këtë fazë është brenda strukturës dhe një qëndrim i përbashkët. Ai e vlerësoi Hotin si një figurë të respektuar dhe theksoi se kërkesa për një diskutim mbi çështjen e dirigjimit të votave ishte e pajtuar nga Abdixhiku, i cili kërkoi një ulje të kryesisë për të trajtuar shqetësimet.
