Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është njoftuar jozyrtarisht se njësitë ndëshkuese të Qeverisë së Kosovës kanë mbyllur restorante e kafiteri dhe kanë ndëshkuar bizneset familjare në këtë komunë pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore. Haziri tha se këto veprime u morën duke anashkaluar inspekcionin e komunës së Gjilanit dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së , kryetarin e komunës. “Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë”, ka shkruar Lutfi Haziri. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të largohen të gjitha masat parandaluese që u janë vënë lokaleve në këtë komunë. Harrojeni që mund ta ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni ato me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi”, është shprehur Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …