“Ne jemi të qartë ose koalicion me Vetëvendosjen ose opozitë”, kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kur është pyetur në një paraqitje televizive nëse nuk bien dakord për koalicion me Vetëvendosjen. Haziri është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të arrihet edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga data kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Numri dy i LDK-së zbulon se ekziston edhe një mundësi që marrëveshje për postin e kryetarin e shtetit mund të shtyhet për një moment tjetër. Ai ndër të tjera ka thënë se Lidhja Demokratike nuk ka ndonjë emër për këtë post, por preferon ta ketë një kandidat konsensual.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …