Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Në vartësi të Albin Kurtit nuk është vetëm Qeveria por edhe Kuvendi e Presidenca

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është cituar të ketë deklaruar se  Kosova aktualisht po administrohet, ajo nuk po qeveriset. Me këtë Qeveri ka mbyllje dhe mos-transparencë. “Ky vend është nën administrim. Një kabinet qeveritar është në pritje të kryeministrit,  i cili i koordinon punët me ministrat edhe pse  ata janë të pavarur në punën e tyre. Lutfi Haziri, konsideron  se  në vartësi të Albin Kurtit janë edhe Kuvendi e Presidenca. Nëse të tjerët janë në varshmëri kronike edhe Kuvendi ndonjëherë, fatkeqësisht edhe presidenca edhe nivelet tjera, kjo  tregon qartë se ne nuk po qeverisemi. Ai e ka quajtur të pakuptimtë ftesën që kryetarja  Vjosa Osmani i ka bërë ftesë opozitës për të diskutuar lidhur me projekt-statutin e Asociacionit, por nuk e ka ftuar edhe  Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …