Nënkryetari i LDK-së, Lutf Haziri ka thënë se vija e kuqe kjo parti i kishte vendosur ndaj PDK-së në zgjedhjet e kaluar, respektivisht ndaj Kadri Veselit, pasi që ai ishte kryetar i koalicionit të kaluar qeverisës. “S’duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato si debat i brendshëm dhe kështu ka ndodhur, pra kemi pasur vija të kuqe për PDK’në”, ka thënë Haziri. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili e quajtur “qeveri të lodhtë” qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, Haziri ka thënë se është qeverisje e butë, është kulturë e LDK-së. Por duke folur për qeverisjen aktuale, ai tha se është qeverisje që po vazhdon, por la dyshime se kjo qeveri është stabile.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …