Lutfi Haziri: Nuk është kulturë e LDK-së që të refuzojë takimet që kanë të bëjnë me institucionet e shtetit

Lutfi Haziri: Nuk është kulturë e LDK-së që të refuzojë takimet që kanë të bëjnë me institucionet e shtetit

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri tha se partia e tij nuk e ka kulturë të refuzojë takimet që kanë të bëjnë me institucionet e shtetit, anipse kandidati tjetër, Lumir Abdixhiku tha se ‘nuk do të shkojnë turrë e vrapë’. Kjo për shkak se këta të fundit i dërguan letër LDK-së dhe partive të tjera që me datën 15 mars të takohen për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të vendit. Haziri thotë se nëse ai zgjidhet kryetar i partisë, dhe kuvendi i LDK-së ia jep atij mandatin të negociojë, ai do të shkojë në takim dhe do të negociojë për interesat e partisë.  Ndërsa sa i përket çështjes së kryetarit të vendit, se a do të qëndrojnë në sallë, Haziri thotë se gjithçka varet nga takimi i së hënës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …