Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për idenë e tij të kahmotshme të shkëmbimit të territoreve të Serbisë, në mënyrë që të zgjidhet problemi shqiptaro-serb. Haziri e ka quajtur Luginën pjesë të territorit të Kosovës që sot është jashtë kufijve, transmeton lajmi.net. “Pa të drejtë po i quajmë Luginë sepse Lugina apo Moravica është derivat territorial i një pjese të Preshevës. Dhe nëse e shihni kujdesshëm, disa zgjidhje që Serbia i ka ofru me letra në këtë kuptim, ata flasin vetëm për Moravicën që është Lugina e Lugina është një pjesë e Preshevës. Nuk flasin për problemin në tërësi. Ajo është një pjesë e territorit të Kosovës që ka mbet jashtë kufirit sot, ka qenë jashtë vijave administrative të ish-krahinës së Kosovës fatkeqësisht. Por si rajon, si komunitet politik apo etnik është pjesë e pandashme e Anamoravës…Medvegja është pak më larg, gjeografikisht lidhet me Prishtinë, një pjesë të Kamenicës, ka thënë Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …