Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ata që nga fillimi janë pajtuar që pozita e kryeministrit t’i takojë fituesit të zgjedhjeve që më 6 tetor ka dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Sipas tij kjo ka qenë marrëveshje e dy liderëve që para zgjedhjeve. Ai ka pohuar se për korrektësi dhe për shkak të ruajtjes së nivelit, asnjëherë nuk kemi fol në publik për detaje. Haziri ka shtuar se propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14, është i pabarabartë përsëri dhe kjo është tendencë për ta paraqitur LDK-në që ka etje për të marrë pushtet. Jemi ideatorët e strukturës së 12-shit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …