Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qasjen e tij në dialogun e Kosovës me Serbinë. Sipas tij, Qeveria nuk ka zgjidhur asnjë çështje të vetme, pasi siç ka thënë, ka biseduar edhe është darkoduar me palën serbe lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës. Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shterojë së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajçak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit nga Amerika. Haziri ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Kurti duhet ta ketë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt për marrëveshje gjithëpërfshirëse.