Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  ka deklaruar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis. Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë, saktësoi  ai. Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve dhe kjo do të thotë një zgjidhje me shkëmbimet e territoreve. “Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”. Haziri ka thënë se nuk dëshiron që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën serbi. “Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës” nç shkëmbim me Leposaviqin e  17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”. Haziri ka thënë se asnjë fshat shqiptar i Kosovës nuk do të mbetej nën Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …