Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Haziri ka thotë se është e paimagjinueshme hyrja në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit. Ai është shprehur i bindur që partia e tij asnjëherë më nuk do të hyjë në koalicion me këtë parti. “Një koalicion me PDK-në është i paimagjinueshëm. E them me plot bindje se nuk do të qeverisimim kurrë më me PDK-në. Lidershipi i PDK-së, ka rrënuar urat e bashkëpunimit me neve, ata kanë zgjedhur një bashkëpunim me dikën tjetër dhe është e drejtë e tyre”, ka thënë Haziri në një emision televiziv. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka pohuar se si Lidhje Demokratike janë duke përpiluar dokumentin për dialogun Kosovë- Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …