Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Sot kryeministri Kurti po përpiqet ta ndajë përgjegjësinë e vetë bashkë me Kuvendin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për ditën e sotme nga kryeministri Albin Kurti, që ka të bëjë lidhur me  referendumin serb. Kjo seancë nga ne duhet të shihet që kryeministri dëshiron ta fshehë rolin e tij prapa Kuvendit, pra ta pjesëtojë përgjegjësinë e tij karshi këtij procesi të rëndë me Kuvendin e Republikës, që dallon nga angazhimet e tjera politike dhe proceset që Kosova ka pasur deri tash.  Sot Kurti po përpiqet ta ndajë  përgjegjësinë bashkë me Kuvendin. Do t’ia atribuojë përgjegjësinë Kuvendit, duke e larguar nga vetja, edhe pse me rol kushtetues kryeministri ka të drejtë të sjellë vendim dhe në një mekanizëm politik t’i njoftojë partitë pjesëmarrëse në Kuvend, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës për këtë vendim.  Albin Kurti i ka numrat por nuk e ka guximin që të përballet me këtë proces politik, të cilin e ka cilësuar si të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …