Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i realizojë pritjet e qytetarëve. Ai ka thënë se partnerët e PAN-it kanë arritur vetëm ta ndajnë politikisht dhe etnikisht Kosovën dhe, sipas tij, ky është rreziku kryesor në vitin 2019. Haziri ka deklaruar se opozitës nuk mund t’i atribuohet përgjegjësia për qeverisje. Ai ka thënë se LDK-ja ka mbështetur proceset e rëndësishme, por nuk mund të bëhet patericë e PAN-it. Haziri ka bërë me dije se pa partinë e tij nuk do të kryhet asnjë proces i rëndësishëm në Kosovë. “Pa LDK-në s’mund të kryhet dhe të dalë i suksesshëm as procesi i dialogut. Kemi raporte miqësore me Qeverinë e ShBA-së, pra LDK-ja ka marrëdhënie speciale me ShBA-në”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …