Lutfi Zharku dhe Rufki Suma u pajtuan për fillimin e punëve në rrugën Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë

Lutfi Zharku dhe Rufki Suma u pajtuan për fillimin e punëve në rrugën Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë. Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro të cilat do të shpenzohen në tri periudha, me ç’rast pritet që së shpejti të fillojë procesi i tenderimit. Ministri Zharku, ndër të tjera, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e projekteve infrastrukturore lokale në Hanin e Elezit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …