leoni

LUX-DEV i habitur me vlerësimin e Raportit të Auditorit për Komunën e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, kanë takuar këshilltarin kryesor teknik i Agjencisë LUX-DEV, Ivan Kitinov.

Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim (LUX-DEV), nga Luksemburgu, me të dëgjuar për raportin e Auditorit për Komunën e Mitrovicës, janë shprehur të habitur dhe mjaft të shqetësuar për një klasifikim të tillë të auditorëve rreth marrëveshjes së bashkëfinancimit të LUX-DEV me Komunën e Mitrovicës.

Përfaqësuesi nga kjo agjenci z.Ivan i ka thënë kryetarit Bahtiri se kjo formë e bashkëfinancimit është vendim i dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Luxemburgut për shumën prej 4.5 milion euro, marrëveshje kjo e cila u ratifikua ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të befasuar me këtë situatë, përfaqësuesit e LUX-DEV u zotuan se do të kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre të cilët e kanë klasifikuar raportin si të tillë, ata gjithashtu premtuan se në javën e ardhshme do të njoftojnë ambasadorin dhe institucionet e Luxemburgut dhe do të kërkojnë një takim me Auditorin Gjeneral.

z.Ivan e garantoi kryetarin Bahtiri se të gjitha punët do të kryhen me njerëz adekuat të Qeverisë së Kosovës dhe se z.Bahtiri nuk ka nevoje te brengoset për asgjë.

Krejt ne fund, kryetari Bahtiri i falënderoi përfaqësuesit nga LUX-DEV për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar në forcimin e raporteve dhe bashkëpunimin në projekte tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …