Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar punën 100 ditëshe të Qeverisë Hoti. Sipas Vetëvendosjes, ky ishte 100 ditëshi i dështimeve pafund të një qeverie të paligjshme. Vetëvendosje vlerëson se këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime të dëmshme për interesat shtetërore të Kosovës, paaftësi për të qeverisur në interes të qytetarëve dhe koncesione të shumta për Serbinë. Sipas kësaj partie të rrezikohen përditë interesat shtetërore, qoftë duke vënë në dyshim sovranitetin dhe integritetin në planin e jashtëm, qoftë duke cenuar karakterin unitar të shtetit përmes planeve për themelimin e “Zajdenicës”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …