Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar reagimet për marrëveshjet që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Në një reagim me shkrim kanë numëruar sipas tyre dështimet që ka sjellë marrëveshja në Washington. “Kryeministri i paligjshmen e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …