Vetëvendosje

LVV: Kurti e Osmani u pritën mirë nga qytetarët e Mitrovicës por jo edhe nga strukturat e Listës Serbe

Duke komentuar zhvillimet në pjesën veriore të Mitrovicës, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu ka shkruar se lideri i Vetëvendosjes njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani janë pritur mirë nga qytetarët e Mitrovicës por jo edhe nga strukturat e Listës Serbe. Ai ka nënvizuar më tutje se vizita është e tyre u realizua ashtu siç ishte planifikuar. Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …