M. Doyle: Krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, nuk mund të mbrohen në liri për shkak të arratisjes e pengimit të dëshmitarëve

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, Mihael Dojle, ka thënë se krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, nuk mund të mbrohen në liri për shkak të rrezikut të arratisjes e pengimit të dëshmitarëve. Duke folur lidhur me  kërkesën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për gjykim në liri, Doyle ka thënë se ekziston rreziku që i akuzuari mund të kryejë krime tjera. Ndërsa sa i përket zgjatjes së këtij procesi gjyqësor, Doyle është arsyetuar se afati është deri në prill të vitit të ardhshëm. Prokuroria më herët ka dhënë një afat deri ne prill të vitit 2025 për prezantimin e rastit të tyre dhe gjykatësit kanë ndërmarrë hapa së bashku me palët se si të vazhdojnë sa më shpejt të mundën”, ka thënë Doyle. I pyetur nëse gjatë këtij procesi ka prani të dëshmive nga pala serbe, Doyle është arsyetuar se Prokuroria e Gjykata janë të ndara. Ai ka thënë se është Prokuroria ajo që mundohet t’i gjejë provat dhe ta bind gjykatën për një proces të tillë. Mënyre se si provat dhe dëshmitë funksionojnë është që Prokuroria që është e pavarur nga Gjykata është neutrale. Prokuroria heton dhe mundohet të gjejë fajtorin, mbrojtja mundohet të tregoj që prokuroria nuk ka paraqitur si duhet provat dhe gjykata është ne mes andaj ajo gjykon vetëm nëse provat janë te vlefshme autentike relevante për rastin por  është prokuroria ajo qe sjellë provat në Gjykatë, Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, Mihael Doyle.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …